Fishekzjarret ndricuan qiellin mbi urën e re në Kroaci që lidh bregun e saj jugor të Adriatikut, përfshirë Dubrovnikun, me pjesën tjetër të vendit duke kapërcyer kështu një rrip të ngushtë toke që i përket Bosnjes. Festa për hapjen e urës së shumëpritur nisi nga mëngjesi deri në mbrëmje, me gara me varka dhe performanca muzikore përvec fishekzjarreve.