Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë e cila u zhvillua këtë të hënë, pati debate dhe përplasje të shumta mes paleve, ku bëri që opozita të braktisë sallën. Mbledhja u zhvillua për të diskutuar propozimin e partisë socialiste për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut. Mirëpo, që në fillim të mbledhjes kreu I grupit parlamentar të partisë demorkatike Alfred Rushaj, kundërshtoi këtë propozim dhe u shpreh se kjo mbledhje duhet të shtyhet dhe të mbahet më 3 nëntor.