Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka konfirmuar se Finlanda do ti bashkohet aleancës ushtarake të martën. Ai tha se të 30 vendet anëtare tani e kanë miratuar pranimin e vendit. Një ceremoni e ngritjes së flamurit do të mbahet nesër pasdite, e kjo do të shënojë edhe përvjetorin e 74 të aleancës – tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel. “Është me të vërtetë një ditë historike, është një ditë e madhe për aleancën”, tha ai.