Top News/ Finlanda përballë kërcënimit rus / Voton për presidentin e ri, nëntë kandidatë në garë
28/01/2024 12:37

Finlandezët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri. Rëndësia e këtij posti është rritur pas rritjes së tensioneve me Rusinë fqinje, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Edhe pse fuqitë e presidentit janë të kufizuara, kreu i shtetit, i cili është komandant suprem i forcave të armatosura të Finlandës, ndihmon në drejtimin e politikës së jashtme në bashkëpunim me Qeverinë, që nënkupton se ndryshimi i peizazhit gjeopolitik në Evropë do të jetë shqetësimi kryesor gjatë dimrit. Në garë janë nëntë kandidatë, por dy konsiderohen si kryesorë: ish-kryeministri konservator, Alexander Stubb, dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Haavisto nga Partia e Gjelbër, i cili garon si i pavarur. Sipas sondazheve, i treti është kandidati i ekstremit të djathtë, Jussi Halla-aho, që ekspertët besojnë se mund të dalë edhe i dyti në garë. Raportet mes Moskës dhe Helsinkit u përkeqësuan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, duke nxitur Finlandën t’i bashkohet NATO-s në prill të vitit 2023. Rusia dhe Finlanda ndajnë një kufi prej 1.340 kilometrash. Në gusht të vitit 2023, Finlanda përjetoi një fluks të migrantëve pa viza që hynë nga kufiri i saj lindor. Helsinki pretendoi se Moska po shtynte migrantët që të destabilizonin vendin dhe Finlanda mbylli kufirin e saj lindor në nëntorin e kaluar. Presidenti aktual, Sauli Niinisto, mandati i dytë gjashtëvjeçar i të cilit po mbaron, dikur e kishte cilësuar veten si person me lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, por më pas ai u shndërrua në një nga kritikët më të ashpër të udhëheqësit rus. Sipas një sondazhi të fundit Stubb pritet të udhëheqë garën me 27 për qind të votave, pasuar nga Haavisto me 23 për qind dhe Halla-aho me 18 për qind. Stubb ka qenë kryeministër i Finlandës nga viti 2014 deri më 2015, ndërkaq Pekka Haavisto ka mbajtur disa poste ministrore. Raundi i balotazhit është caktuar për 11 shkurt, nëse asnjë nga kandidatët nuk fiton mbi 50 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10