Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësim në NATO më 12 maj, raporton gazeta finlandeze Iltalehti, duke cituar burimet e saj qeveritare. Vendimi do të merret me dy hapa: fillimisht, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, do të njoftojë se ka dhënë miratimin, ndërsa grupet parlamentare do të japin miratimin pas tij. Debati në Finlandë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s ka nisur që kur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.