Top News- Finlanda gardh 200 kilometra të gjatë në kufirin me Rusinë: Frikë për sulm
07/09/2026 23:00

Finlanda ka përuruar të hënën një gardh prej rreth 200 kilometrash përgjatë kufirit me Rusinë, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve vijojnë të mbeten të tensionuara. Helsinki e mbylli kufirin me Rusinë në dhjetor të vitit 2023, pasi mbi 1,300 emigrantë pa viza mbërritën në kufirin finlandez. Ministrja e Brendshme e Finlandës, Marie Rantanen, tha se situata aktualisht është e qetë, por mbetet e tensionuar dhe se vendi duhet të jetë i përgatitur për ndryshime të mundshme. “Sot, situata është e qetë, por e tensionuar dhe nuk e dimë vërtet se çfarë na pret nesër. Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, kështu që duhet të jemi plotësisht të përgatitur”, deklaroi Rantanen. Në vitin 2023, Finlanda akuzoi Rusinë se po zhvillonte një “luftë hibride”, duke lehtësuar mbërritjen e shtetasve të vendeve të treta drejt kufirit finlandez. Kremlini i hodhi poshtë këto akuza. Sipas ministres Rantanen, gardhi është pjesë e sistemit të sigurisë kufitare dhe do të ndihmojë në mbikëqyrjen e zonës, ndërsa në rast nevoje do të mundësojë edhe parandalimin e hyrjeve të paligjshme në territorin finlandez. Ndërtimi i gardhit vjen edhe në kuadër të ndryshimit të politikës së sigurisë së Finlandës, e cila në vitin 2023 i dha fund dekadave të neutralitetit ushtarak duke u bërë anëtare e NATO-s.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53