Gjermania, britania e madhe dhe SHBA refuzuan akuzat se të tre vendet kanë financuar protestat që kanë tronditur qeverinë serbe kohët e fundit. Ambasadat e tre vendeve aleate lëshuan një deklaratë të përbashkët duke nënvizuar se akuzat janë dëmtuese. “Këto pretendime nuk reflektojnë partnershipin tonë me Serbinë”, thuhej në deklaratë.