Ukraina ka goditur gjatë natës një terminal të madh nafte në Shën Petersburg, qytetin e dytë më të madh të Rusisë, si pjesë e sulmeve të saj ndaj infrastrukturës energjetike ruse. Presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi objektivin si një infrastrukturë kyçe që gjeneron të ardhura për luftën e Rusisë.