GJKKO dënoi me 4 vite burg Muhamet Manollari. Ai u shpall fajtor për veprën penale Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”. Ai dyshohet se ka financuar terroristët e ISIS. Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri. Dënimin Muhamet Manollari do ta kryej në një burg të sigurisë së zakonshme.