dhe të fushatave, parandalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe adresimin e çështjes së financave edhe në hapësirën virtuale. Në një tryezë të përbashkët diplomati Silvio Gonzato shpalosi parakushtet e integrimit. “Shqipëria duhet të shfrytëzojë këtë moment për të avancuar reformat që sigurojnë transparencë në financimin e partive dhe fushatave, forcimin e mbikëqyrjes së pavarur, adresimin e nevojës për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve publike për qëllime elektorale, mbështetjen e debatit publik të bazuar në fakte, dhe mbrojtjen e konkurrencës zgjedhore nga ndikimet e pajustifikuara — përfshirë në sferën digjitale.”