Ditët e hidhura për Will Smith duket se nuk kanë mbaruar. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdushme për të ringritur karrierën e tij profesionale, shuplaka që i dha Chris Rock në ceremoninë e Oscarit të vitit të kaluar vazhdon të jetë një ogur i zi për të. Edhe pse aktori priste që filmi i tij i ri “Emancipimi” ta ndihmonte të rimëkëmbej, duket se po ndodh e kundërta.