Inceneratori i Fierit i cili ishte gati prej disa kohësh më në fund është bërë funksional. Pasditen së hënës aty ka filluar depozitimi i mbetjeve që ndiheshin në fushën e Mbostarit, duke i dhënë fund situatës së vështirë të krijuar javën që shkoi ku iu vu flaka grumbullit me plehra. për pasojë tymi prej disa ditësh mbuloi qytetin e Fierit duke krijuar një emergjencë mjedisore.