Në New York nisi këtë të hënë gjyqi ndaj kompanisë sëish presidentit Donald Trump “Organizata Trump”, që akuzohet për mospagim taksash. Hetuesit thanë se “Organizata Trump”, ndihmoi drejtuesit e larrtë që të shangin taksat mbi të ardhurat, duke u dhënë atyre në këtë mënyrë përfitime shtesë. Gjykatësi i cështjes Juan Manuel Merchan u shpreh se pret që gjyqi të zgjasë të paktën katër javë, në këtë mënyrë mund të bëjhet një hetim I thelluar lidhur me kompaninë e Trump, ku në pyetje do të merren edhe banorë të New York që nuk kanë qendrime të fuqishme ndaj ish presidentit.