Fiks Fare nuk ndalet në investigimet përsa i përket pedofilisë. Në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një denoncim për një 42 vjeçar nga Vlora, i quajtur Eqerem Sorra, i cili edhe pse kishte bërë burg 8 vite në Kalifroni për përdhunimin e një 17 vjecareje, vijonte të shkonte me vajza të mitura. Minorenet i mashtronte kollaj, pasi hiqej si besimtar i devotshëm mysliman, duke u bërë edhe më i besueshëm. Eqeremi shiste parfume afër xhamisë në qendër të Vlorës. Me marrjen e denoncimit një bashkëpunëtore e Fiksit u prezantua si 13 vjeçe dhe shkoi të blinte një parfum tek Eqerem Sorra. Duke e pyetur për jetën e saj Sorra u hodh direkt në sulm për ‘prenë’ e radhës.