Vijon beteja për shuarjen e flakëve të zjarrit. Përgjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 32 vatra zjarri në vend, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 5 janë nën monitorim. Ministria e Mbrojtjes njofton se për përballimin e situatës janë angazhuar në terren 735 forca vendore dhe 64 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 475 efektivë, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 1 avion. Operacioni në Himarë është përmbyllur me fikjen e zjarrit, pas një mobilizimi të gjerë me 26 automjete zjarrfikëse, 120 efektivë, 40 vullnetarë, 67 forca bashkiake, 20 forca policore dhe 180 efektivë të Forcave të Armatosura me 2 helikopterë.