Pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit në zonat turistike, për t’u ofruar qetësi pushuesve që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion këtë vit. Ministri i turizmit, Blendi Gonxhja ndau detajet e këtij vendimi të kabinetit qeveritar, sipas së cilit periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator.