Për të dytin vit radhazi në Roskovec u organizua festivali “Roma Romale”, një aktivitet që po kthehet gradualisht në traditë dhe që synon përfshirjen e komunitetit rom në jetën artisitike dhe kulturore. Grupe artistike nga Tirana, Durrësi, Lezha, Lushnja, si dhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut u bënë bashkë në skenë ku përmes këngëve, valleve dhe traditave të tyre, pjesmëarrësit krijuan një atmosferë festive dhe shumëngjyrëshe.