Në spanjë janë kthyer festivalet e vrapit me dema që tani janë hapur për publikun. Ai i Onda-s, një komunë në Castellon, ishte i pari në vend që nga fillimi i pandemisë por do të kujtohet gjatë për një ngjarje dramatike; një burrë 55 vjec, spanjoll, u godit nga demat dhe u vra në rrugë, duke lënë të shokuar pjesmarrësit e tjerë që nuk mund të bënin ndryshe vecse të largoheshin dhe të kërkonin një vend të sigurt.