10 telefona celularë, bidona me alkool dhe qese me drogë janë gjetur pas kontrollit të ushtruar në burgun e Fierit. Forcat Operacionale të Burgjeve kanë ushtruar kontroll në ambientet e institucionit, ku në pjesën e jashtme pranë Godinës “A” janë konstatuar dhe sekuestruar celularët së bashku me 10 karikues, bidona të dyshuar me përmbajtje alkoolike, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e gjetur në dy vende të ndryshme.