Qindra persona janë gjobitur për shkeljen e rregullave anti covid pasi morën pjesë në një festë të paligjshme rave në francën veriperëndimore, që u shpërnda nga policia të shtunën pas më shumë se dy ditësh, në të cilat u shënuan edhe përleshje mes pjesmarrësve dhe forcave të rendit. Policia nuk kishte mundur të ndalonte eventin e organizuar në mënyrë të fsehtë, që tërhoqi rreth 2500 persona nga mbrëmja e të enjtes, në dy magazina në Lieuron, në jug të qytetit Renne, në Bretanjë. Tubime të tilla janë të ndaluara në të gjithë francën me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit dhe një ndalim qarkullimi nga ora 20 e mbrëmjes, është në fuqi në të gjithë vendin.