Të veshur kuq e zi, shqiptarë të të gjitha trevave dhe moshave u bënë bashkë në Vlorën historike për të festuar ditën e flamurit kombëtar. Të shumtë ishin shqiptarët e Kosovës që udhëtuan drejt Vlorës për të parë ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe për të trokitur gotat e festuar bashkarisht ditën më të rëndësishme të historisë sonë. 28 nëntori mblodhi në Vlorë të madh e të vogël si dhe emigrantë shqiptarë që u kthyen në vendlindje për të kremtuar këtë ditë.