Politika uroi të gjithë besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit, si një ditë sakrifice, solidariteti dhe dashurie në familje dhe komunitet. Presidenti i republikës, Bajram Begaj shkruan se sakrifica në emër të besimit në Zotit është mesazhi që përcjell kjo festë. Facebook Begaj: “Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë. T'i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë." – shkruan presidenti Begaj në Facebook.