Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar shqiptarët për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar lidhjen e ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo e ka cilësuar këtë ditë si një simbol të bashkimit dhe krenarisë kombëtare. Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se Kosova dhe Shqipëria sot ecin krah për krah.