Qyteti i Korcës nis sot eventin më të madh veror në vend, Festën e Birrës. Eventi do të nisë nga ora 18.00 deri në 24.00 dhe do të vijojë për 5 netë me radhë, i organizuar në terminalin e ri të autobusëve, në hyrje të qytetit të Korcës. Në pazarin e vjetër ndërkohë, artistët shqiptarë, dj dhe grupe të ndryshme, edhe të huaja, do të performojnë live.