Pas tre ditësh të nxehti mbytës, njerëzit në fshatin e Lyttonit, në kolumbian britanike, shpresonin për një clirim modest. Temperaturat që thyen rekordet kombëtare atje duke arritur deri në afro 50 gradë celcius, nisën të binin të mërkurën duke ngritur shpresën se e keqja kishte kaluar. Por në të njëjtën ditë, një zjarr i egër përfshiu zonën, 153 km në veri lindje të vankuverit. Zjarri u përhap aq shpejt sa që zyrtarët nuk patën kohë as të lëshonin urdhërat e evakuimit. Banorët panë kolona tymi të dendur që mbulonin luginën, morën cfarë mundën dhe u larguan. Në pak orë, pjesa më e madhe e ndërtesave u shkrumbuan nga flakët.