Dhjetëra banorë të fshatit Ferras, në Fier, e kanë nisur pastrimin e banesave nga uji dhe llumi I baltës I mbetur pas përmbytjeve të shkaktuara nga dalja e lumit Vjosa. Ata po përballen me kushte të vështira, ndërsa akuzojnë autoritetet se nuk u kanë dhënë asnjë ndihmë deri më tani. Prej vitesh e kam ndërtuar shtëpinë dhe kjo është hera e tretë që përmbytem. Vitin e kaluar mora vetëm 300 mijë lekë ndihmë, ndërsa këtë vit po flitet se do përfitojnë edhe ata që nuk janë prekur nga përmbytjet.