Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar një zjarr të stërmadh në një fabrikë ruse, në mesin e raporteve për bombardime nga Ukraina. Imazhet në rrjetet sociale tregonin re të mëdha tymi dhe flakët që ngriheshin në qiell pasi një depozitë nafte shpërtheu orët e para të së shtunës. Mediat ruse raportuan një sulm të madh dhe fajësuan bombardimet nga përtej kufirit në ukrainë. Shpërthimi ndodhi në rajonin e Belgorodit, që është shumë pranë Kharkivit ukrainas të shkatërruar nga lufta. Fabrika në të cilën u regjistrua shpërthimi, përdorej për të prodhuar pjesë për urën e dëmtuar të Krimesë. Ura e madhe me vlerë 3.5 milionë euro është shumë e vyer për Kremlinin pasi lidh rajonin e aneksuar në 2014-ën, me rusinë.