Arbenita Ismajli u largua nga banesa ku bashkëjetonte me Feron, duke marrë me vete edhe vajzën, pasi reperi e dhunoi partneren dhe e kërcënoi me jet. Pas kësaj modelja me anë të një videoje konfirmoi se është në proces divorci me reperin. Por kureshtja e shumë fansave është a e lejon Arbenita Feron të takohet me vajzën e tyre, Ninën. Ka qenë vetë Fero që ka shuar kuriozitetin ku së fundmi ka treguar se është takuar me të voglën e tij. Në një postim në Instagram shihet ai duke u falur me Ninën. ‘Çika e babit tu u fal’, ka shkruar Fero krahas fotos.