Top News – Fero heq dorë nga muzika: Është haram, mos e dëgjoni
22/08/2023 20:06

Reperi nga Kosova, Feronit Shabani, njohur me emrin e artit Fero thotë se do të largohet nga muzika, dhe shkak për këtë është bërë besimi. Këngëtari thotë përmes një postimi në rrjetet sociale se ka studiuar islamin, se muzika është haram dhe e ndaluar dhe këshillon fansat që të mos dëgjojnë as këngët e tij.