Disa dhjetra hektarë tokë në zonën e Topojë Semanit në Fier, janë pushtuar nga karkacelat, të cilët kanë dëmtur prodhimet bujqësore. Tufat e mëdha të karkalecave kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha tokash, duke lënë kështu familjet që kanë punuar gjatë gjithë kësaj kohe, në mëshirë të fatit. Fermerët e zonës, menjëherë kanë vënë në dijeni drejtorinë e bujqësisë si dhe kanë kërkuar ndihmë prej tyre që dezinfektojnë tokat, në mënyrë që karkalecat të ngordhin apo të largohen nga të mbjellat.