Kryetari i Partisë Demokratike, Kulzim Basha, gjeti në Berat fermerë të revoltuar nga braktisja e qeverisë, nga mungesa e ndihmës dhe e infrastrukturës që nxjerr një kosto të lartë prodhimi. Fermerët i treguan zotit Basha se janë detyruar të hedhin prodhimet në kanal, se nuk kanë marrë kurrë asnjë subvencion nga qeveria. “U hodhën poshtë sallatorët, humba 100 kuintal. S’kishte kërkesë fare. E hodha në kanal. Humba shumë se nafta ka shumë shpenzime”. - tha një fermer, ndërsa një tjetër tregoi se nuk ka marrë kurrë subvencione.