Në mungesë të fondeve IPARD, skemat mbështetëse të Qeverisë janë e vetmja mundësi financimi të favorshëm për fermerët shqiptarë. Bllokimi i fondeve të BE është reflektuar edhe në numrin e aplikimeve në skemën kombëtare të investimit që ka hapur Agjencia e Zhvillmit Bujqësor dhe Rural. Të dhënat zyrtare nga kjo agjenci tregojnë se fermerët që kanë depozituar dosje për financim përmes granteve, garancisë sovrane dhe kredive të buta me normë interesi 2 për qind është dyfishuar përgjatë vitit 2025 në krahasim me vitin 2024.