Disa ditë pas mbylljes së një qumështorje, fermerët në Kosovë, kanë protestuar para ministrisë së Bujqësisë duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit. Fermerët kanë kërkuar që të nisë grumbullimi i qumështit, pasi prej katër ditësh është ndaluar përkohësisht prodhimi i tij. Protesta nisi në orën 13:00 ku fermerët mbërritën me traktorët dhe mjetet e tyre të punës para ministrisë. Fillimisht ata derdhën qumështin në oboriin e institucionit dhe më pas e hodhën ehë ndaj oblektit të ministrisë.