Një konferencë e FBI-së mblodhi për herë të parë në Tiranë 235 pjesëmarrës, përfaqësues të Byrosë Feredale të Hetimit, si dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ceremoninë e hapjesë së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter, morën pjesë edhe zyrtarë të lartë shqiptar në fushën e policisë dhe drejtësisë.