Top News – FBI ‘pushton’ shtëpinë e Donald Trump në Florida / ‘Sulm kundër rikandidimit tim!’
09/08/2022 12:37

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve kanë “bastisur” shtëpinë e tij në Florida. Trump ka thënë përmes një deklarate se shtëpia e tij në Mar-a-Lago është “pushtuar nga një grup i madh i agjentëve të FBI-së”. Ky kërkim është raportuar të jetë i lidhur me disa hetime nëse Trump zotëron dokumente zyrtare. Ky përshkallëzim dramatik i zyrtarëve për zbatim të ligjit, vjen teksa Trump përgatitet për garën e tretë presidenciale në zgjedhjet e vitit 2024. Sipas rrjetit amerikan, CBS Neës, Trump ka qenë në të ashtuquajturën Kulla Trump në qytetin e Nju Jorkut, në kohën kur kanë ndodhur bastisjet. “Këto janë kohë të errëta për kombin tonë”, është thënë në deklaratën e Trumpit. Ai ka thënë se ka bashkëpunuar me të gjitha agjencitë federale, andaj “bastisjet e paparalajmëruara në shtëpinë time, nuk kanë qenë as të nevojshme, as të përshtatshme”. Trump ka thënë se këto veprime janë të barasvlefshme me “sjellje të pahijshme prokuroriale” dhe “armatim të sistemit të drejtësisë”, për të parandaluar atë që të garojë sërish për president. “Një sulm i tillë mund të ndodhte vetëm në shtetet e botës së tretë”, ka thënë ai. “Fatkeqësisht, Amerika është bërë një prej këtyre shteteve, e korruptuar në nivele që nuk i kemi parë më herët”.

Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06
Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12