FBI-ja thotë se është pranë identifikimit të personit që dyshohet për vdekjen e policit të Kapitolit gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në selinë e Kongresit amerikan nga mbështetës të ish-Presidentit Donald Trump. Gazeta Neë York Times citon dy zyrtarë të rendit, pa i identifikuar me emër, sipas të cilëve hetuesit ishin fokusuar tek një individ që shihet në video duke sulmuar disa policë me spërkatëse kundër arinjve, përfshirë edhe policin Brian Sicknick, i cili vdiq më pas.