Struktura FBI për herë të parë në Shqipëri ka kryer hetime në vitin 2005. Dukej thuajse e pabesueshme, që një strukturë hetimore amerikane të zbarkonte atëherë në Shqipëri për të hetuar një krim të pazakontë. Bëhet fjalë për masakrimin e trupit të një 25-vjeçareje, që u gjet në rezervuarin e Zall Herrit. Në atë kohë ky krim u konsiderua i një lloji krejt të veçantë, për motivet, mënyrën e kryerjes e për të cilin për herë të parë në Shqipëri mbërritën ekspertë të FBI për hetimin e këtij krimi.