Top News/ FBI-Atentati i dështuar ndaj Trump / Ish presidenti në shënjestër, dy herë në dy muaj
16/09/2024 09:56

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte shënjestër e, mesa duket, një përpjekjeje për ta vrarë, tha Byroja Federale e Hetimeve, FBI. Incidenti ndodhi pranë një prej klubeve të tij të golfit në Florida, vetëm nëntë javë pasi Trump, kandidat i Partisë Republikane për president, i mbijetoi një tjetër atentati në një tubim parazgjedhor në Pensilvani.Policia tha përmes një deklarate se Trump “është i siguruar dhe i padëmtuar nga atentati i mundshëm”. Fushata e Trumpit tha, gjithashtu, se kandidati 78-vjeçar është mirë, pas të shtënave me armë në afërsi të tij. Në një postim në mediat sociale, Trump e lavdëroi punën e Shërbimit Sekret dhe të policëve, duke i cilësuar ata si “patriotë të guximshëm dhe të përkushtuar” për garantimin e sigurisë së tij.Autoritetet thanë se kanë arrestuar një të dyshuar, i cili është dërguar në paraburgim. Ato nuk e bënë publik emrin e tij, por mediat amerikane, si CNN, Fox Neës, CBS Neës dhe The Neë York Times, e identifikuan atë si Ryan Ëesley Routh, 58-vjeçar, aktualisht me banim në Havaje. Sipas të dhënave publike, Routh është punëtor ndërtimi, me një histori të gjatë shkeljesh. Ai është zhvendosur nga Karolina e Veriut në Havaje disa vite më parë dhe ka shprehur mbështetje për Partinë Demokratike në SHBA dhe për Ukrainën në faqet e tij në mediat sociale. Agjentët e Shërbimit Sekret, të pozicionuar pranë fushës ku Trump po luante golf, vunë re grykën e një pushke të tipit AK, që po depërtonte në shkurret përreth, afërsisht 400 metra larg nga ish-presidenti. Një agjent qëlloi dhe i armatosuri hodhi pushkën dhe iku me një makinë, duke lënë armën e zjarrit, së bashku me dy çanta shpine dhe një kamerë, tha sherifi i qarkut Pallm Biç, Ric Bradshaë. I dyshuari u ndalua më vonë nga forcat e rendit në një qark fqinj. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se në SHBA “nuk ka vend për dhunë politike apo ndonjë dhunë tjetër”.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20