FBI-ja ka arrestuar një afgan, pasi sipas tyre po planifikonte një sulm në ditën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Përmes një njoftimi Departamenti i Drejtësisë tha, afgani deklaroi para hetuesve se kishte planifikuar një sulm në ditën e zgjedhjeve, që do të kishte në shënjestër grupe të mëdha njerëzish.