Rikthimi në shkollë mund t’i kushtojë një familjeje rreth 37,200 lekë për një fëmijë, nëse gjithçka duhet blerë nga e para. Në këtë shumë përfshihen çanta, materialet shkollore, atletet dhe një garderobë bazë. Për familjet me dy fëmijë, e njëjta shportë mund të kalojë 74 mijë lekë, duke e kthyer shtatorin në një nga periudhat me shpenzimet më të larta të vitit.