Ish-kryebashkiaku I Lushnjës, Fatos Tushe ka hequr dorë nga ankimimi në Gjykatën Kushtetuese. Seanca gjyqësore ishte caktuar të zhvillohej këtë të martë në orën 11. Ai nuk është paraqitur në gjykatë, teksa më pas është bërë pushimi I çështjes, duke e cilësuar si tërheqje të Tushës.