Tetë diplomatë të lartë ndërkombëtarë pritet të japin së shpejti dëshminë e tyre në procesin gjyqësor ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë, i cili akuzohet për krime lufte bazuar në raportin e Dick Martyn. Një raport ky, i kundërshtuar së fundmi dhe me një rezolutë nga parlamenti shqiptar. Avokati mbrojtës i Thaçit, Gregory Keohe ka dorëzuar në gjykatën, dokumentin, ku kërkon që tetë diplomatët të ftohen për të dhënë dëshminë e tyre në Hagë.