Prej dy ditësh struktura FAST po vepron në Vlorë, sipas një plani operacional që zë fill në Itali, por që po zhvillohet edhe në Spanjë, Holandë dhe Belgjikë. Janë disa shtete që po tentojnë të shkatërrojnë një grup kriminal të trafikut të drogës, që vepron në Itali më së shumti, por me lidhje të forta edhe në Holandë. Institucionet ligjzbatuese italiane që drejtojnë operacionin kanë zgjedhur strukturën Fast në Shqipëri për të bashkëpunuar, duke besuar se anëtarësimi i saj edhe në strukturën europiane Enfast, bën që të mos ketë rrjedhje informacioni.