Përfaqësuesit e industrisë së fasonerisë u ulën në një tryezë diskutimi me kryeministrin Edi Rama dhe ministra të kabinetit qeveriar. Prej disa muajsh bizneset kanë ngritur shqetësimin se rënia e euros dhe rritja e pagës minimale po i çon fasoneritë drejt falimentimit. Nga ‘Shtëpia e Biznesit’ në Piramidën e Tiranës, Rama njoftoi një sërë masash mbështetëse që priten të ndërmerren për kapërcimin e sfidave të hasura në bilancet financiare të fasonerive.