Fasha e energjisë elektrike për abonentët familjarë të cilët tejkalojnë konsumin 800 këh do të qëndrojë ende në fuqi. Kështu u vendos në mbledhjen e mbajtur këtë të enjte të Entit Rregullator të energjisë, ndërsa ishte deputetja e Partisë demokratike Jorida Tabaku ajo e cila kërkoi me ngulm anulimin e këtij vendimi me argumentin se çmimet e energjisë në bursë kanë rënë në nivelet më të ulëta Por kërkesa e deputetës së opozitës, nuk u mor parasysh.