Komisariati i Policisë Sarandë, ka finalizuar një operacion policor të koduar "Strike 16", për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. Një 29-vjeçar ësjyë vënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke lëvizuar me armë zjarri kallashnikov me vete. I riu me iniciale M.H. banues në Delvinë, u kap në flagrancë në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.