Një sukses I madh për Mjekësinë shqiptare. Projekt-Drafti i Shoqates Shqiptare te Anestezi-Reanimacionit ASAI u shpall fitues nga Komisioni I posaçëm I ngritur nga bordi drejtues I European Society of Anesthesiology and Intesive Care. Kështu Tirana është përzgjedhur zyrtarisht, mes shumë kryeqyteteve të Evropës, si qyteti mikpritës i Kongresit Evropian të Vjeshtës, në formatin ESAIC – CONNECT, Albania 2026. Ky vendim shënon një moment historik, pasi për herë të parë një kongres evropian i ESAIC, një nga komunitetet më të mëdha mjekësore në Evropë, do të zhvillohet në Evropën Juglindore. Kjo është një arritje e madhe për komunitetin tonë mjekësor, që tashmë vendoset fuqishëm në hartën e ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare. Në këtë kongres pritet të marrin pjesë anestezistë–reanimatorë nga i gjithë rajoni dhe nga vende të ndryshme të Evropës, duke e kthyer Tiranën në një qendër të rëndësishme të shkëmbimit profesional, akademik dhe shkencor.