Policia italiane zbuloi strehën e tretë, ku Matteo Messina Denaro, fshihej prej kohësh. Bëhet fjalë për një apartament në katin e parë të një pallati të verdhë disa qindra metra nga ai i pari dhe jo shumë larg bunkerit të dytë të gjetur të mërkurën nga Guardia di Finanza. Apartamenti i cili ndodhej në Via San Giovanni, pranë qytetit të Trapanit, në momentin e ndërhyrjes së policisë ishte bosh dhe jashtë saj kishte një lajmërim për shitje.