Pas publikimit të lajmit nga Top Channel ku u zbulua me fakte falsifikimi i tamponëve që nevojiten për të kaluar kufirin, ka ardhur edhe një reagim nga qeveria greke. ‘Kështu duke nisur nga neser me datë 20 nëntor, do të mbyllet pika kufitare e Kapshticës,ndërsa hapur mbetet Kakavija, Evzoni dhe Promahona.