Artur Rakip është arrestuar nga policia e Korçës, pasi prodhonte në banesë, dokumente të falsifikuara, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari. 58-vjeçari ishte zbuluar në vitin 2023 gjatë një operacioni policor, si rezultat i të cilit u zbulua një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe u arrestuan në flagrancë tre shtetas.